Hapësire reklamuese

Politikë

Cilat janë zonat me riskun më të lartë elektoral 2021? Po ato më të qeta? Kryesojnë Elbasani, Shijaku dhe Shkodra

Shkruar nga Newsbomb

Zgjedhjet janë në nivel kombëtar, por midis 61 bashkive ka zona që kanë risk më të lartë dhe më të ulët elektoral. Ne vijojmë të kemi disa kandidatë me CV normale, por edhe kandidatë me rekorde negative të integritetit, kandidatë “të fortë” dhe stafe mbështetëse informale me rekorde edhe kriminale.

Prej vitit 2015 Instituti i Studimeve Politike (ISP) harton dhe publikon hartën e zonave të riskut elektoral, bazuar në kritere standarde që lidhen me specifikat e zonave, kandidatët, stafet elektorale, rivalitetin, ekzistencën e grupeve kriminale me lidhje politike, të biznesmenëve në fushatë, etj.

Qytetarët, media dhe partitë politike në zona e kanë të lehtë të identifikojnë dhe kuptojnë përse zona e tyre elektorale ka këtë vend të përcaktuar në renditje nga ekspertiza e ISP.

Për hartimin e hartës së riskut elektoral 2021, stafi i ISP ka analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund, si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral.

Analiza është bazuar edhe në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve / biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.

Zonat me riskun më të lartë? Kryesojnë bashkia Elbasan, ndjekur në të njëjtin nivel nga bashkia Durrës (periferia) dhe bashkia Shijak, më tej në të njëjtat kuota bashkia Krujë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër (periferia), bashkia Vau i Dejës, bashkia Kavajë dhe bashkia Vlorë (zona specifike). Në listën e 15 bashkive me riskun më të lartë bëjnë pjesë edhe bashkitë Dibër, Kamëz, Lezhë, Malësi e Madhe, Peqin, Berat, etj.

Nga ana tjetër, zonat me nivelin më të ulët të riskut zgjedhor janë bashkitë Pustec dhe Delvinë, Përmet dhe Gramsh, Patos dhe Kuçovë, Dimal dhe Tropojë, Konispol dhe Kolonjë, Divjakë dhe Memaliaj, Libohovë dhe Maliq, Korçë dhe Këlcyrë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll