Shefat e mjekësisë kanë lëshuar një paralajmërim urgjent në lidhje me rreziqet serioze të cigareve elektronike, duke iu bashkangjitur debatit të madh rreth sigurisë të të tymosurit me anë të “avullit”.
Kreu shëndetësor i Kalifornisë ka konfirmuar se, duke përdorur duhanin e lëngshëm ekspozohemi ndaj 10 kancerogjeneve të njohura, si rjedhojë, është botuar edhe një raport ku theksohet se cigaret elektronike janë një “kërcënim për shëndetin e komunitetit”.
“Cigaret elektronike përmbajnë nikotinë dhe kimikate të tjera të dëmshme, dhe nikotina në to, krijon po aq vartësi sa edhe te cigaret normale,” thotë Dr. Chapman.
“Ka shumë keqinformim për cigaret elektronike,” thekson ai, “prandaj i këshilloj të gjithë të shmangin përdorimin e tyre dhe t'i mbajnë larg fëmijëve të të gjitha moshave”.