Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Çifti shqiptar kapet me 20 kg kokainë në Itali, arrestohet gruaja, burri ‘iu rrëshket’ nga duart policëve

Shkruar nga Newsbomb
Çifti shqiptar kapet me 20 kg kokainë në Itali, arrestohet

Policia italiane pas një operacioni ka mundur të sekuestrojë 20 kg kokainë që i përkiste një çifti shqiptar të cilët jetonin në Taranto të Italisë. Droga ishte fshehur në një depo me mjete bujqësore, ngjitur me shtëpinë. Agjentët gjetën një qese plastike të zezë me më shumë se 14 kg kokainë ndërsa në një tjetër qese 5 kg po me kokainë.

Policia italiane kishte rënë prej pak kohësh në gjurmët e çiftit, ndërsa ndoqën shqiptarin gjatë takimeve me korrierët e drogës, që gjithashtu ishin shqiptarë.

Agjentët ndërhynë duke ndaluar shqiptarin, të cilit iu gjetën 900 euro me vete që nuk arriti të shpjegonte burimin duke qenë nervoz, kjo i shtyu efektivët që të bënin kontroll në banesën e tij ku u gjet kokaina dhe një sasi e vogël kanabisi.

Por gjatë kontrollit që po bëhej në shtëpinë e çiftit, shqiptari u arratis duke shpëtuar, ndërsa gruaja e tij u prangos.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll