Një person është arrestuar nga policia në SHBA, pasi akuzohet se ndezi një “gender reveal”, në organzimin e një party për të zbuluar gjjninë e bebit, ndërsa ishte në pritje për t’u bërë baba.
Festa e zbulimit të gjinisë së bebit i tejkaloi pritshmëritë, duke u kthyer në një rrezik për banorët në Hampshire, pas shpërthimit të fuqishëm të “gender reveal”.
Shpërthimi ishte aq i fortë sa që dëmtoi themelin e një shtëpie aty pranë. Ai u dorëzua vetë tek autoritetet, të cilët po shqyrtojnë akuzat, ndonëse deri më tani nuk kanë konfirmuar ndonjë raport të lëndimeve.