
Një ceremoni masive martese që përfshin 50 çifte është mbajtur në Afganistan. Ceremoni të tilla janë bërë më të zakonshme pasi çiftet me të ardhura të ulëta kërkojnë të shmangin kostot e larta të një dasme tradicionale.
Ceremonia në Kabul, u organizua nga një shoqatë bamirëse e cila gjithashtu u siguroi të sapomartuarve sende, duke përfshirë një qilim dhe pajisje shtëpiake për të filluar jetën e tyre martesore.
Një nga të sapomartuarit, Roohullah Rezayi, 18 vjeç, shpjegoi për agjencinë e lajmeve AFP se nuk mund të kishte përballuar një martesë solo dhe ndaj kishin arganizuar martesat masive.
“Një dasmë tradicionale do të na kushtonte të paktën 200,000 deri në 250,000 afgani (njësi monetare), ndërsa kështu ulim kostot”, tha ai.
[gallery columns="2" size="large" ids="770220,770221"]