Hapësire reklamuese

Bota

CIA tashmë ka një lider dhe ajo është një femër me 33 vjet eksperiencë

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme Senati Amerikan ka zyrtarizuar në krye të Agjensisë Qendrore të Inteligjencës, Gina Hapel.

Haspel është e para femër në histori që merr kreun e CIA-s, ndërsa vlen për t’u përmendur eksperienca e saj e gjatë prej 33 vitesh karrierë në këtë fushë.

Gina Haspel ngrihet në detyrë pas largimit të Mike Pompeos, ndërsa është zgjedhur me 51 vota pro në një sallë me 100 anëtarë pavarësisht debateve të forta që ka sjellë emërimi i saj.

Drejtuesja e re e CIA-s është pikasur për herë të parë gjatë misionit të saj në 2002 në Tajlandë, ku agjencia zhvilloi edhe metodat brutale të marrjes në pyetje në një burg sekret. Tre vite më vonë, ajo hartoi një kabllogramë, përmes së cilës urdhëronte shkatërrimin e videokasetave të këtyre situatave të padëshirueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu