Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasuesja e Luigi Sorecës, Borrell emëron Christiane Hohmann ambasadoren e BE në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Pasuesja e Luigi Sorecës, Borrell emëron Christiane Hohmann

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell ka emëruar ambadaoren e Bashkimit Europain në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Christiane Hohmann do të jetë ambasdore e BE në TiraNë, pas mbarimit të mandatit të Luigi Sorecas.

"Christiane Hohmann është nominuar si Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë" njofton zyra e shtypit të BE.

Më parë Hohmann ka punuar në zyrën e shkëmbimit në Komisionin Evropian në Bruksel nga 2005 deri në 2010. Më pas, ajo punoi sërish në Ambasadën në SHBA ndërmjet viteve 2010 dhe 2013 dhe, pas kthimit të saj, drejtoi një departament në Ministrinë e Jashtme Federale nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Në vitin 2016 Christiane Hohmann zëvendësoi Christian Hellbach si Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë . Në korrik 2019 ajo u transferua në Ambasadën Gjermane në Talin/Estoni, ku edhe punon aktualisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese