Hapësire reklamuese

Bota

Charles McGonigal, ish-shefi i Kundërzbulimit në FBI dënohet me 4 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Charles McGonigal, ish-shefi i Kundërzbulimit në FBI dënohet me 4

Ish-shefi i Kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal është dënuar me më shumë se katër vjet burg për ndihmën që i ofroi një oligarku rus që kërkonte të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane. 55 vjeçari ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike,” i tha ai gjykatëses Jennifer Rearden, sipas mediave amerikane. "Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi."

McGonigal është një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është dënuar ndonjëherë për një krim. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225,000 dollarë që ka marrë nga agjenti shqiptar Agron Neza, ndërsa punonte ende për FBI.

Prokurorët kishin kërkuar pesë vjet burg për çështjen e Nju Jorkut, ndërsa gjykata vendosi ta dënonte atë me katër. Ish-zyratari i lartë i FBI-së është urdhëruar të dorëzohet tek autoritetet më 26 shkurt 2024.

SHBA e sanksionoi miliarderin dhe industrialistin rus Oleg Deripaska në vitin 2018, pasi e akuzoi atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për "aktivitet keqdashës në mbarë globin". McGonigal kishte për detyrë të hetonte oligarkët rusë, por kur u largua nga detyra bashkëpunoi me ta.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë dhe kurrë nuk kam synuar të lëndoj SHBA-në, FBI-në apo familjen time”, tha ai, sipas mediave lokale të Nju Jorkut. Pasi u arrestua në janar, ish-agjenti i FBI-së fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm përpara se të bëhej pishman dhe të pranonte fajësinë.

Prestigjozja amerikane "Washington Post" shkroi tre muaj më parë një artikull për akuzat ndaj ish-shefit të Kundërzbulimit të FBI. Në të përmendej emri i agjentit shqiptar Agron Neza dhe lobimi i tij te Charles McGonigal për Partinë Demokratike në Shqipëri.

“Një aktakuzë e dytë, e ngritur në Uashington, akuzoi McGonigal për fshehjen e pagesave prej 225,000 dollarësh që ai dyshohet se kishte marrë nga “Personi A”, i përshkruar në dokumentet e akuzës si një burrë i Nju Xhersit i punësuar dekada më parë nga një agjenci e inteligjencës shqiptare, dhe që The Post ka raportuar se është Agron Neza. Aktakuza akuzon gjithashtu McGonigal se ka vepruar për të çuar përpara interesat e personit A që të paktën nga gushti 2017 dhe ka vazhduar pas daljes në pension të tij nga FBI, ndërkohë që nuk ka zbuluar marrëdhënien, si dhe një “marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë”, Edi Rama.”

Sipas aktakuzës, McGonigal mori 225,000 dollarë në para nga personi A në fund të vitit 2017.

Muaj më vonë, FBI me nxitjen e McGonigal hapi një hetim ndaj një lobisti amerikan për partinë kryesore politike opozitare të Ramës në Shqipëri, një hetim që përdorte personin A si burim informacioni, pretenduan prokurorët, sipas medias amerikane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese