Hapësire reklamuese

Sporti

Champions League shumë e vështirë për TEUTËN, kampionët shpartallohen në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Champions League shumë e vështirë për TEUTËN,

Teuta ka zhgënjyer në sfidën e parë të turit të parë kualifikues në Champions League, pasi është mposhtur me rezultatin 0-4 ndaj Sherif Tiraspol në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”.

Miqtë nga Moldavia e dominuan ndeshjen që nga minuta e parë dhe deri në të fundit, teksa golin e avantazhit e gjetën në minutën e 15-të.

Dyfishimi do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të dytën miqtë do të shënonin edhe dy herë të tjera për të vulosur rezultatin.

Tashmë kthimi i rezultatit është pothuajse i pamundur opër durrsakët, që do të duhet ta kthejnë vëmendjen nga Conference League, ku do të marrin pjesë në turin e dytë të kompeticionit të ri europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll