Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Champions League / Hidhet shorti në Zvicër, Tirana gjen kundërshtarin më të lehtë, Dudelange të Luksemburgut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tirana do të luajë në Luksemburg në 6 korrik kundër ekipit Dudelange. Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës duket se ka qenë në favor të ekipit kampion të Shqipërisë, referuar shifrave në letër. Por edhe pritshmëritë e tifozerisë bardheblu u plotësuan me këtë ndeshje, në të cilën, kampionët e Shqipërisë shihen si favoritë.

Ndeshja e parë luhet në Luksemburg në 6 korrik, ndërsa në 12 korrik, luksemburgasit do të vijnë në Tiranë për ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Tirana ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të nisur fazën përgatitore për të qenë gati për ndeshjen që do të japë një mundësi më shumë për ekipin shqiptar.

Nëse kalon këtë tur, për ekipin e Tiranës gjithçka bëhet më e thjeshtë, por edhe për arkëtimet e bardhebluve.

Në vazon ku ishte ekipi i Tiranës, për tu ndeshur përballë kishte ekipe të forta të kampionateve duke përfshirë Ferencvaroshin, Lugoretcin, Mariborin dhe Cluj. Duket se Tirana u favorizua në letër, por duhet të shihet tashmë në fushë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img