Hapësire reklamuese

Sporti

Champions League/ Bayern nuk fal në “Allianz Arena”, Arsenal shënon “poker” ndaj PSV (Rezultatet)

Shkruar nga Newsbomb
Champions League/ Bayern nuk fal në “Allianz Arena”, Arsenal

Kanë përfunduar tetë ndeshjet e dyta të sezonit 2023/2024 të Uefa Champions League. Një mbrëmje me gola e raundit të parë të fazës së grupeve ku u shënuan plot 25 të tillë.

Mbrëmja nisi me dy ndeshjet e orës 18:45 ku Galatasaray dhe Copenhagen u ndanë në një barazim 2-2 në Turqi. Ndërsa ndeshja tjetër në kryeqytetin spanjoll u vendos nga një gol i Bellingam në minutën 94 duke i dhënë Real Madrid fitoren minimale 1-0 ndaj debutuesve të Union Berlin.

Ndërsa në sfidat e orës 21:00, Bayern nuk zhgënjeu në supersfidën e mbërmjes duke mundur 4-3 anglezët e Manchester United. Në krahun tjetër, Interi i Kristjan Asllanit u ndal në Spanjë 1-1 përballë Real Sociedad.

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme:

  • Galatasaray 2-2 FC Copenhagen
  • Real Madrid 1-0 Union Berlin
  • Arsenal 4-0 PSV
  • Bayern Munich 4-3 Manchester United
  • Braga 1-2 Napoli
  • Benfica 0-2 Salzburg
  • Real Sociedad 1-1 Inter
  • Sevilla 1-1 Lens

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese