Në mbledhjen e grupit të tij parlamentar kryetari i Opozitës Lulëzim Basha deklaron: “Dekriminalizimi, kauza jonë fisnike”. Dhe me të vërtetë , në këtë zallamahi politike që po përjetojmë është vertetë fisnike dhe shpresëdhënëse të angazhohesh për dekriminalizimin e jetës politike në vend . Por si Lulëzim Basha ashtu edhe Kryeministri janë hipokritë në deklaratat e tyre. E gjitha çfarë ato thonë rreth dekriminalizimit është thjesht retorikë , përpjekje për t’i hedhur “hi syve” opinionit publik si edhe faktorit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë vullnet politik për ta bërë këtë brenda sistemit. Zgjidhjet mund të vinë vetëm jashtë sistemit, por nuk duhet të harrojmë që zgjidhjet që vijnë nga jashtë sistemit kanë kosto të lartë për vendin, por nga ana tjetër nuk mund të vazhdohet më me retorika boshe dhe riciklim politik të bandave dhe banditëve të cilët pothuajse i kanë blerë institucionet.E thënë më troç , nëse dy protagonistët e kanë me të vërtetë këtë kauzë , katarsasin e politikës, atyre ju duhet:
Kryeministrit Edi Rama:
• T’u kërkojë publikisht deputetëve të tij që jo vetëm janë të përfolur por edhe që janë provuar për të kaluarën e tyre kriminale të japin dorëheqjen;
• Të mos rikandidojë asnjë nga krerët e njësive vendore të përfolur në opinionin publik;
• Të gjejë mekanizmat ligjorë për t’i provuar opinionit se nuk ka asnjë lidhje me Shullazin apo elementë të tjerë me precedent penalë pasi po e përflasin vetë ministrat e tij;
• Të angazhohet në ngritjen e një institucioni kombëtar për verifikimin e figurave.
Ndërsa Lulëzim Basha:
• Të largojë menjëherë nga grupi të gjithë të implikuarit e ngjarjes tragjike të Gërdecit;
• Të deklarohet publikisht se nuk ka dorë në preventivat e fryrë të rrugës së Kombit ngaqë ata janë fabrikuar në Kryeministri;
• Të deklarohet publikisht se nuk ka gisht në vrasjet e 21 Janarit, se vrasjet janë bërë atë ditë nuk janë përgjegjesi direkte e tij apo e vartësve të tij, pasi sot pothuajse i gjithë opinioni e di që vrasësit janë civilë, roje informale të Sali Berishës të thirrur apostafat prej tij;
• Të distancohet publikisht nga kapobanda Sali Berisha.