Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çfarë thonë mediat serbe mbi vizitën e kryeministrit Vuçiç në Tiranë? Helikopterë ushtarakë për shefin e qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9d0906e2e42f442a792dda5d38941d9b

Mediave serbe u kanë rënë në sy disa detaje që i kanë vendosur në plan të parë në informacionet e tyre, lidhur me vizitën e kryeministrit Serb Aleksandër Vucic në Tiranë. 

Kështu, sipas raportimit të Kurir, thuhet se helikopterë ushtarakë do të fluturojnë mbi qytet gjatë kohës që do të jetë edhe Vucic në Tiranë në vizitën e tij dy ditore. Për Kurir, kjo është një gjë e pazakontë, pasi siç thuhet, ushtria “rrallë herë merr pjesë në ndjekjen e zyrtarëve të lartë të shteteve të huaja”, duke nënkuptuar kështu edhe çështjen e sigurisë për këtë vizitë.

Ndërkohë që sipas medias serbe, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që do të mbajnë dy kryeministrat, raportohet se nuk do të lejohen pyetje. Deri tani, kjo nuk është raportuar nga ana e Shqipërisë.

Një tjetër fakt i evidentuar  në axhendën e dhënë nga Kurir janë edhe takimet, ku evidentohet takimi i kryeministrit Serb me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, por edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Një tjetër fakt interesant që nuk është raportuar në media është darka zyrtare, ky kryeministri do të jetë me kryeministrin Vuçiç dhe do ta mirëpresë atë.
Nderkohë që pjesa tjetër e delegacionit serb nuk do të “bojkotohet”. Por do të jetë nën mikëpritjen e zv.kryeministrit Niko Peleshi. 

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Vuçiç i referohet Kosovës si “Kosova dhe Metohija”: Nuk pajtohemi. Rama: Njohja, çlirim për ju

Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç “zbardh” misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Vuçiç:Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img