Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘Çfarë sikleti keni t’u shikojnë shqiptarët fytyrën’, shpërthen Murrizi: Pas 24 viteve u desh që Kuvendi të bëjë ligj për të pastruar llumin e vet

spot_img

Lajme të ngjashëm

9bf85fb8f45699d87839d645f57c319f

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka folur për listat e hapura që kërkon grupi parlamentar demokrat, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës me tone të ashpra.

Murrizi u ka thënë deputetëve se nuk duhet të kenë asnjë siklet për të vënë emrin e tyre në fletën e votimit, pasi shqiptarët duhet ta njohin fytyrën e vërtetë të atyre që do të votojnë.

Deputeti shprehet se u deshën 24 vite që Kuvendi të bënte një ligj që të pastronte veten e tij nga “llumi” që e kishte pushtuar, pasi në parlament ishin tutorë dhe trafikantë.

“Ju jeni 1 me ata që janë jashtë, pasi na akuzuat se kemi 2 të përbashkëta me ta.
Nuk është turp të vish në këtë sallë nga votuesit shqiptarë.
Çfarë sikleti keni t’ua lexojnë shqiptarët emrin, emrin e babës dhe t’u njohin fytyrën.
Unë jam viktimë e Dushkut. Para se të flasësh duhet të pyesësh. Kjo sallë u mbush me kontigjentë të njerëzve të famshëm. Erdhën tutorë dhe trafikantë. Për herë të parë pas 24 viteve u bë ligji për të pastruar veten nga ky llum.

Kush nga ju është përfaqësuesi i qytetarëve?. Kujt ia kanë parë qytetarët surratin që nga 2009?
Ju bashkë po qeverisni me të njëjtët njerëz që ndani miliarda euro. Njëherë i quani oligarkë dhe njëherë njerëz të suksesshëm. Ishalla shteti dhe drejtësia e re funksionon dhe ky vend ka nevojë për një ligj që hajdutët të mos flasin më në këtë sallë.
Erdhët me premtimin se do t’i prishnit koncesionet e qeverisë Berisha, por nuk bëtë asgjë.
Ju keni hequr sovranitetin qytetarëve shqiptarë. Shyqyr që u hapën berberanët se janë qethur kolegët, se disa ishin bërë si Skënderbeu”, tha ndër të tjera Murrizi.

Më shumë

spot_img