Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë shkruhet në flamurin e ISIS?

Shkruar nga Newsbomb

Shteti Islamik prej më shumë se një viti është kthyer në temën më diskutuar në arenën ndërkombëtare. Zgjerimi i tij në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore e ka kthyer këtë organizatë terroriste në një kërcënim të madh për Europën dhe të gjithë botën.

Një nga simbolet me të përhapura të ISIS është edhe flamuri i zi me një rreth të bardh ku brenda janë të shkruara disa fjalë në gjuhën arabe. Por çfarë shkruhet në të vërtetë në flamur?

Mbishkrimi me të bardhë në krye, do të thotë se "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut." Më poshtë, një rreth i bardhë përfaqëson vulën e Profetit Muhamedit a.s. që është shfrytëzuar për ta mbyllur zarfin, ndërsa shkuan se "Muhamedi është i dërguari i Zotit."

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.