Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Çfarë shkruan ‘LE LENE’, emisioni investigativ italian që bëri gjithçka për të liruar Alvinin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b85a2fb4e98056edf7fd2dad506ab92e

Programi ‘’Le Lene’’ i kushtoi një reportazh të shkurtër historisë së vuajtjeve të 11-vjeçarit Alvin Berisha dhe betejës së të atit të tij për t’u takuar pas 5 vitesh.

Djaloshi u shpëtua pasditen e djeshme nga një operacion ushtarak ndërkombëtar dhe është sjellë në Liban për t’u takuar me babain Afrimin, me të cilin nuk do të ndahet më.

Reportazhi i ‘’Le Lene’’ :

Alvin Berisha, djali 11 vjeç, u mor nga e ëma nga Italia, e cila iu bashkua ISIS-it. Ai kishte humbur gjurmët që prej vitit 2014, por Luigi Pelazza, të cilin ua treguam në raportin e mësipërm, e gjeti brenda kampit sirian të Al-Holit. Alvini ëshë tani në duart e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Alvin Berisha është emri i fëmijës, të cilin ua prezantuam në raportimin nga Luigi Pelazza, është tani në duart e Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqit të Kuq, të cilin do ta dërgojnë pas te i ati Afrimi në Itali nëpërmjet një korridori shpëtimi. Ishte një operacion i koordinuar nga Shërbmi i Bashkëpunimit të Policisë Ndërkombëtare bë bashkëpunim me Farnesisnën dhe Presidencën e Këshillit. Poshtë, djaloshi po qesh pas lirimit.

Historia tragjike e Alvini u publikua nga ne nëpërmjet programit ‘’Le lene’. Lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Albini u mor me vete nga e ëma në vitin 2014. Gruaja vendosi të kalonte në Siri për të jetuar në territorët e kontrolluara nga Shteti Islamik (ISIS), i cili së fundmi humbi liderin Abu Bakr al Bagdadi, i cili u vra nga forcat amerikane.

Në 2016, Luigi Pelazza na tregoi se i ati i Alvinit, Afrim Berisha kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për të kthyer në Itali të birin. Që prej 2014, Afrimi nuk kishte patur mundësinë të takonte sërish të birin, vetëm ruante disa foto të tij. Këtë vit, ne mundëm t’ia kthenim atij. Afrimi na tregoi i zhytur në lotë: ‘Kam qëndruar duke i parë këto foto për 5 vite’.
Atëherë vendosëm t’a merrnim çështjen në dorën tonë dhe u nisëm drejt Sirisë, në kampin ku ndodhej Alvini. Duke hyrë në kampin e Al-Holit, ku mijëra gra të ISIS-it jetonin bashkë me fëmijët, zbuluam se mamaja e Alvinit u vra gjatë një sulmi me bombë nga një militant i ISIS-it. Vetëm Alvini me disa plagë të lehta, arriti të shpëtonte.

Pas një pritje të pafundme, babai dhe djali u përqafuan midis tyre. Skena ishte vërtetë preksë dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë: fëmija është konfuz, ai e njeh të atin. Zhgënjimi është i madh te Alvini kur mëson se s’mund të kthehet menjëherë në shtëpi, sepse anjë autoritet nuk duket se do të ndihmojë atë të dalë nga kampi. Tani pasi dhamë kontributin tonë nëpërmjet apelit që bëri emisioni ‘’Le lene’’ te kryeministri italian Giuseppe Conte dhe Ministrit të Jashtëm Luigi di Maio, Alvini më në fund është shpëtuar dhe mund të përqafohet me të atin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img