Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka publikuar një foto të Berishës me diktatorin Enver Hoxha teksa shkruan se kjo është prova më kuptimplotë që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.
Sipas tij Berisha po keqpërdoron gratë dhe të rinjtë si mjet dhune, ndërsa shton se po e ndjen fundin e tij politik.
‘Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit’, shkruan Bardhi.


