Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë me hapjen e negociatave për Shqipërinë? Flet Soreca: Ka pak pragmatizëm

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori i BE në Tiranë ka dhënë së fundmi një intervistë për 'Euronews Alabania', ku mes të tjerash ka folur edhe për hapjen e negociatave.

I pyetur nga gazetari se çfarë pritet të ndodhë me aspiratat e Shqipërisë, Soreca deklaroi se duhet të ruajmë optimizmin edhe pse ka pak pragmatizëm.

Ambasadori i bëri sërish thirrje palëve politike të kapërcejnë ndasitë dhe të fokusohen në prioritetin parësor të qytetarëve shqiptarë.

'Mendoj se në njërën anë duhet të ruajmë optimizmin e atyre që kanë punuar mirë dhe ky optimizëm lidhet me rezultatet e dhëna nga Shqipëria, por ka edhe pak pragmatizëm. Fjalët e fundit dua të jenë një thirrje për të gjithë palët politike për të zgjidhur ngërçin aktual dhe të shohin interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimi i duhur për t'u ndjekur. Kjo është koha për të kapërcyer ndasitë dhe për t'u fokusuar në prioritetin parësor të qytetarëve shqiptarë', tha Soreca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.