Hapësire reklamuese

Rajoni

Çfarë po përgatit SHBA? Helikopterë, raketa dhe miliona $ për Shqipërinë e Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Politika që Shtetet e Bashkuara dhe gjithë aleatët kanë ndjekur ndaj Serbisë për vite me radhë duke shpresuar në shkëputjen e saj nga Rusia, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, ndaj një kurs i ri në këtë marrëdhënie ka nisur. Mbështetja me armë dhe ndihma ushtarake ndaj vendeve aleate në një kohë tensionesh në rritje, tregojnë shumë për sinjalet e para të ndryshimit të strategjisë ndaj Ballkanit Perëndimor përtej Atlantikut. 75 milionë dollarë do të kushtojnë raketat "Javelin" model FGM-148 që Kosova do të blejë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria amerikane ka pranuar kërkesën e Prishtinës zyrtare, duke "tronditur" shtetin serb që e cilësoi vendimin një "zhgënjim të madh". Raketat amerikane janë të specializuara për goditjet antitank dhe mjetet e tjera të blinduara, me lokalizues imazhi apo shënjestre me rreze infra të kuqe dhe një sistem vetë-drejtim automatik. Konsiderohen si ndër modelet më të mira të raketave. Lajmi është parë nga ekspertët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare si një sinjal për Serbinë, se vendi nuk konsiderohet më një partner i besueshëm i Perëndimit. [caption id="attachment_776388" align="alignnone" width="1280"]Mekanizmi dhe leshimi i nje rakete Javelin Mekanizmi dhe leshimi i nje rakete Javelin[/caption] Kurt Bassuener, hulumtues i lartë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin, beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Vuçiçit, por është tregues se ndryshimi i politikës mund të shqyrtohet. “Mesazhi që SHBA-ja po dërgon me këtë blerje është se Serbia, pavarësisht deklaratave të Perëndimit se është partnere në dialog, nuk po konsiderohet partnere e besueshme, ose e besueshme nën udhëheqjen aktuale”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë. Në fakt, blerja e raketave nga Kosova dhe zhvillimet e tjera në Shqipëri vijnë pas muajsh tensione në rritje mes Beogradit dhe Prishtinës, me ushtrinë serbe që disa herë ka lëvizur trupat drejt kufirit me Kosovën, kufi që ruhet nga misioni paqeruajtës i NATO-s. Kjo ka ndodhur para sulmit terrorist në Banjskë por edhe pas tij, ndaj vëmendja ndërkombëtare në Ballkan është shtuar. Vendet perëndimore kanë dënuar njëzëri sulmin terrorist serb në Banjskë, ndaj zhvillimet amerikane nuk duken të rastësishme. Në Kosovë ishte pak ditë më parë dhe kreu i diplomacisë britanike David Cameron, i cili dha publikisht mesazhe të qartë dhe të forta ndaj Serbisë. Si në Kosovë ashtu dhe gjatë raportimit para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Cameron tha se vendi i tij e dinte shumë mirë se çfarë kishte ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës. Por jo vetëm kaq, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, vend që aq shumë ka investuar për Kosovën, tha publikisht se ata janë të gatshëm të luftojnë për territorin e saj, duke para lëvizjet e shteteve të tjera që duan të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. "Siç e dimë ka forca dhe vende të tjera që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duan që të ju shkaktojnë probleme këtyre vendeve. Ne e kemi parë sulmin e tmerrshëm këtu në shtatorin e vitit të kaluar. Unë mendoj që është e rëndësishme të punojmë me Qeverinë e Kosovës që të ndihmojmë në rritjen e ekonomisë, të ofrojmë stabilitet dhe siguri për vendet e tyre dhe të bëjmë të qartë se forcat tona janë të gatshme të marrin aksion për ta mbrojtur vendin nëse është e nevojshme”, është shprehur ministri britanik. Deklarata e dha efektin e saj dhe në Beograd dhe politika e lartë atje e mori mesazhin e qartë të Britanisë së Madhe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh i zhgënjyer për deklaratën dhe tha se vendi i tij në asnjë mënyrë nuk donte destabilitet. “Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është prokurë e Rusisë, si dhe ato rrëfime se ne jemi ata që destabilizojmë rajonin”, tha Vuçiç. Por pavarësisht qëndrimeve publike të udhëheqjes në Serbi, vendet perëndimore janë të bindura se rruga e saj drejt integrimit do të jetë e gjatë, për shkak të ndikimit të fortë të Rusisë. Edhe përse SHBA dhe aleatët nuk kanë njoftuar një ndryshim të politikës ne lidhje me Serbinë, treguesit janë se shpejt gjërat mund të kalojnë një fazë të re. Pa kaluar shumë orë nga këto zhvillime, një zhvillim tjetër amerikan Shqipëri i trazoi edhe me tepër ujërat në Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se në Tiranë sapo kishte mbërritur një nga transportuesit e ushtrisë amerikane C-17 dhe në barkun e tij ishin dy skifterë të zinj të qiellit. Kështu njihen ndryshe helikopterët Black Hawk model UH-60. Helikopterët taktikë të specializuar për ndërhyrje në terrene të vështira dhe operacione të specializuara ushtarake kushtojnë mes 6 dhe 10 milionë dollarë për copë dhe janë pjesë e një ndihme të madhe prej 50 milionë dollarësh që SHBA ka vendosur t'i japë Shqipërisë, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe fuqizimin e kapaciteteve taktike. Ndihma ushtarake mbrojtëse ndaj Shqipërisë dhe aprovimi i kërkesës së Kosovës për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, janë sinjale se perëndimi do të jetë pranë aleatëve të besueshëm dhe nuk do të lejojë destabilitetin e rajonit, pavarësisht ndërhyrjeve. Megjithatë, mbetet për t'u parë se çfarë informacionesh kanë aleatët për zhvillimet në rajon dhe për çfarë po përgatitet Amerika...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese