Hapësire reklamuese

Rajoni

Çfarë po paralajmëron? Presidenti Vuçiç i drejtohet popullit serb, do të flasë për Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po paralajmëron? Presidenti Vuçiç i

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç raportohet se do t’u drejtohet qytetarëve më 8 tetor. Ai ka paralajmëruar se do të flasë se lidhje me kursin politik të vendit në planin ndërkombëtar, si dhe për masat që do merren për të përballuar dimrin.

Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se do të rritet presioni ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën.

“Me 5 tetor të shohim se çfarë do të ndodhë me Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës dhe a do të fillojë vërtet procedurën për pranimin e Kosovës në anëtarësim, më 6 tetor është një Samit i madh në Pragë, ne do të marrim pjesë atje”, është shprehur ai.

Fjalimi i Vuçiç vjen pas marrëveshjes që Serbia nënshkroi së fundmi me Rusinë, ku të dyja shtetet do të koordinojnë politikat e tyre të jashtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.