Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Çfarë po ndodh? Ushtria “zbarkon” te SPAK dhe Gjykata Speciale, merr në mbrojtje dy institucionet e reja të drejtësisë (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat e Armatosura marrin në mbrojtje Prokurorinë Speciale SPAK dhe Gjykatën e Posaçme (GJKKO), kur ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ushtarë të Ushtrisë Shqiptare kanë mbërritur parditen e sotme në godinën ku ndodhen dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, si një procedurë normale që ndodh para zgjedhjeve.

Edhe pak ditë më parë newsbomb.al solli lajmin e aktivizimit të Policisë së Shtetit, Ushtrisë dhe Gardës së Republikës, për marrjen në mbrojtje të institucioneve të sigrusë së veçantë, siç janë zyrat diplomatike apo dhe institucionet e tjera të vendit.

Duke qenë se SPAK dhe GJKKO janë intstitucione të reja, kjo është hera e parë që ato merren në mbrojtje si institucione të sigurisë së veçantë.

Në koordinim me Gardën e Republikës, do të sigurohet dhe mbrojtja e zyrtarëve të lartë politikë, si dhe mbrojtja e objekteve të sigurisë së veçantë nga Forcat e Ushtrisë, në kushtet e angazhimit të Policisë në procesin zgjedhor.

Screenshot 9 11
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img