Ministria e Mbrojtjes në Serbi ka bërë me dije se forcat ushtarake serbe janë vënë në gatishmëri të lartë pranë kufirit me Kosovën.
Sipas njoftimit shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot Forcat e armatosura serbe të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.
Gjatë vizitës në bazat e forcave ushtarake afër kufirit me Kosovën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Milosav Simoviq, shefi i Drejtorisë Operative Zelimir Glisovic, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës gjeneralmajor Srdan Petkovic.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit në ‘krahinën tonë jugore’ të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, gjenerali Mojsiloviq shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin që ushtarët dhe oficerët e angazhuar janë të gatshëm, të motivuar dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë të caktuar nga atdheu i Serbisë”, thuhet në njoftim