Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë po ndodh? Shtetet perëndimore u kërkojnë qytetarëve të tyre të largohen nga Rusia, në rrugë është shfaqur "Triumfi" anti-raketë

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh? Shtetet perëndimore u kërkojnë

Qeveria franceze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj këtë të enjte që të largohen nga Rusia. Kjo është dita e tetë e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, me mijëra të vdekur që raportohen nga të dy palët dhe akoma më shumë të plagosur. Dëmet materiale janë të pallogaritshme në Ukrainë.

Këshilla të ngjashme kanë ndjekur dhe vendet e tjera perëndimore. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar qytetarët e saj kundër çdo udhëtimi në të gjithë Rusinë për shkak të vështirësive për t'u larguar nga vendi dhe asaj që e përshkruan si "paqëndrueshmëri në rritje" të ekonomisë ruse.

Departamenti Amerikan i Shtetit po këshillon të njëjtën gjë. Ai citon faktorë të shumtë duke përfshirë "potencialin për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të sigurisë së qeverisë ruse". Edhe mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk është e qartë nëse bëhet fjalë vetëm për paralajmërime të zakonshme apo ka diçka tjetër.

Ndërkohë, NEXTA ka publikuar këtë të enjte një pamje nga rrugët e rajonit të Novosibirsk. Mësohet se Rusia ka filluar stërvitjet ushtarake S-400, me ushtarët vendas që po trajnohen për përdorimin e sistemeve raketore anti-ajrore S-400 "Triumf".

Zyrtarët kanë thënë se ushtarët rusë kanë filluar të praktikojnë detyra stërvitore luftarake për të zbuluar dhe shkatërruar një armik të simuluar në kuadër të stërvitjeve në rajonin e Novosibirsk.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll