Hapësire reklamuese

Showbiz

Çfarë po ndodh? Pasi gdhendi në trup portretin e tij, modelja e famshme i dedikon Don Xhonit disa fjalë në shqip: Je gjithmonë me mua…

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh? Pasi gdhendi në trup portretin e tij, modelja e

Tashmë të gjithë e dini “dashurinë e çmendur” që modelja ruso-koreane, Ariana Lirey, ka për reperin, Don Xhon.

Kjo dashuri i tejlakon kufijtë pasi së fundmi bukuroshja bëri një gjest tepër të veçantë për reperin. Ajo gdhendi në trup portretin e tij me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

Mirëpo, Ariana nuk paska të ndalur, sërish ka vendosur që të suprizojë reperin, e kësaj rradhe duke i kushtuar disa fjalë romantike në shqip.

“Ju jeni gjithmonë me mua”, shkroi modelja ruse.

Epo, të gjitha këto veprime na kanë futur në dyshime dhe nuk e dimë në këtë rast bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie mes një fansese dhe një personazhi të njohur, apo ka diçka mes tyre.

Kujtojmë se disa javë para Ariana e ftoi Don Xhonin në Rusi dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ç’do të ndodhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu