Zëvëndësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka bërë me dije se janë ndërprerë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod.
Më herët presidenti i Ukrainës në një deklaratë tha se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë shembur”.