Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë po ndodh në bregdetin e Stambollit? Mijëra peshq dhe gaforre gjenden të ngordhura

Shkruar nga Newsbomb
Peshq te ngordhur ne bregdetin e Stambollit

Mijëra peshq dhe gaforre janë gjetur të ngordhura në bregdetin e stambollit, duke përhapur frikë dhe panik te pushuesit.

Sipas mediave të huaja, numri i madh i peshqve dhe i gaforreve të ngordhura, ngriti reagimin e banorëve, të cilët njoftuan autoritetet e vendit.

Kreu i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Stamboll, Ahmet Yavuz Karaca, tha se një ekip shkencëtarësh ishin dërguar për të hetuar incidentin.

“Ne morëm disa nga peshqit e ngordhur dhe mblodhëm mostrat e ujit nga liqeni. Do ta informojmë publikun sapo të zbulojmë të vërtetën lidhur me rastin. Një gjë e ngjashme pati ndodhur disa muaj më parë, por kësaj radhe, shkalla e incidentit është me e lartë”, tha Karaca.


Sondazh

Poll