Hapësire reklamuese

Politikë

Çfarë po ndodh?! Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni menjëherë nga Ukraina!

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh?! Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve:

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton të gjithë shtetasit që të largohen sapo të munden nga Ukraina. Referuar njoftimit zyrtar të shpërndarë mesditën e sotme, shtetasve shqiptarë në Ukrainë u kërkohet të largohen menjëherë nga vendim, i cili është në prag lufte me Rusinë.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.  Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.  Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë

  • në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
  • ose në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl;   embassy.ëarsaë@mfa.gov.al; [email protected]

Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të shpërndarë pak më parë për mediat dhe gjithë shtetasit që ndodhen atje, shkruan newsbomb.al.

Mesazhi i diplomacisë shqiptare për shtetasit e vetë, vjen në vazhdën e thirrjeve që vende të tjera europiane dhe Amerika u kanë bërë qytetarëve të tyre, që të largohen në mundësinë e parë nga Kievi. NATO, SHBA dhe aleatët kanë urdhëruar dislokimin e mijëra trupave ushtarake në shtetet fqinje me Ukrainën dhe Rusinë, duke u vënë në gatishmëri për luftë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu