Kryeqyteti kinez përsëri është goditur nga një stuhi rëre e cila ka kthyer diellin në blu.
Qielli i verdhë dhe dielli blu kjo është pamja që vjen nga Pekini është zhytur në një atmosferë apokaliptike.
Ndotja është rritur prandaj dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Sidoqoftë, disa prej tyre guxuan të dilnin jashtë dhe bënë foto mbresëlënëse të spektaklit të motit.
Ndryshimi i ngjyrës së diellit ka ndodhur për shkak të një efekti të quajtur Rayleigh. Grimcat e rërës në ajër ndryshojnë mënyrën e shpërndarjes së dritës.
Shpërndarja e Rayleigh është gjithashtu përgjegjëse për faktin se ne shohim qiellin blu në mesditë, të kuqe në mbrëmje.