Hapësire reklamuese

Politikë

Çfarë paralajmëron Flutura Açka: E dimë pse u kthye sërish Yuri Kim

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë paralajmëron Flutura Açka: E dimë pse u kthye

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vetëm pak orë më parë mbërriti në Shqipëri, teksa shoqërohej nga ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila tani më mban postin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.

Në lidhje me rikthimin në Shqipëri të Yuri Kim, ka bërë një postim deputetja e PD, Flutura Açka, e cila shkruan se e di “Pse”  është kthyer ish-ambasadorja, por duke mos dhënë më shumë detaje.

Postimi i deputetes duket si një paralajmrim, teksa thotë se Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

She is back! And ëe knoë ëhy. ?? U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! ? Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë egjeu në brigjet e civilizimit”, shkruan Açka.

Kujtojmë që kur Kim ishte në detyrë si ambasadore vazhdimisht përcillte mesazhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe SPAK, teksa kërkonte që të goditen të korruptuarit dhe që askush mos të mendonte se është i paprekshëm.

Yuri Kim madje shpesh ka pasur përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e cilësonte si mbështeteëse të Edi Ramës si dhe me etiketimin si “McGonigal me fustan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese