Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Çfarë ndodhi jashtë ringut të boksit: Balla i fokusuar në telefon, Veliaj këndon krah Dukagjin Lipës “Erën” e MC Kreshës (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Dritat e stadiumit “Air Albania” ishin fokusuar në ringun e ngritur në mes të fushës së blertë, ku Florian Marku triumfoi në përballjen me boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez.

Por ndeshjen fortë e ndoqën nga pranë personalitete të njohura të politikës, artit dhe sportit.

Pjesëmarrësit përfshinin personazhe si ambasadori italian Fabrizio Bucci, futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe deputeti Taulant Balla.

Ndërsa ky i fundit është filmuar i fokusuar në ekranin e telefonit pak çaste para se të niste ndeshja, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket se është përfshirë nga situata festive, teksa është filmuar duke kënduar vargjet e këngës “Era” të MC Kreshës. Krah tij qëndron i ulur Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, i cili këtë vit ka vendosur të organizojë dy festivale “Sunny Hill”, një në Tiranë dhe një në Prishtinë.

 


Më shumë