Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Çfarë ndodhi? Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi? Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen

Një incident ka ndodhur në koncertin e këngëtares shqiptare Dua Lipës në Toronto.

Disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti dhe i ndezën ato, ku si pasojë mbetën të plagosur disa të pranishëm.

Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma, kur disa fishekzjarre shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës.

Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos tha për TMZ se ata morën një telefonatë ku u lajmëruan se në një koncert plasën fishekzjarret dhe si pasojë kishte disa të plagosur.

TMZ raporton se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll