Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Çfarë na la pas viti që po shkon!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

Viti i jetës sonë me numrin 2021 erdhi “matematikisht i detyrueshëm” pas vitit “të tmerrshëm” 2020! Me shumë dëshirë që ky vit të ishte më i mirë sesa ai para këtij, ne trokitëm gotat dhe uruam që ai të ishte i tillë, i qetë, i paqtë dhe i begatë. Të na sillte shëndet, gëzime e lumturi!

A na i solli viti 2021 ato që i kërkuam? Dikujt mbase po, por shumëkujt jo!

Dikujt, viti që po lëmë pas i la bosh një karrige në tavolinën e ngrënies. Një zbrazëti që nuk e mbush dot asgjë, asnjëherë. Pandemia na mori kujt më shumë e kujt më pak, njerëz të dashur! Frika e madhe na detyroi të mposhtim frikën e vogël; gjysma e shqiptarëve u vaksinuan!

Viti që lamë pas ishte një vit zgjedhor. Një vit i cili vendos për fatet tona të katër viteve që pasojnë, në mos edhe më andej. Viti 2021 na la në qeverisje të njejtën forcë qeverisëse, të njejtin kryeministër. Viti që lamë pas na la një listë me patronazhistë, me njerëz që paaftësia, pamundësia apo ambicja e sëmurë i detyroi të spiunonin jetët e të tjerëve për të rregulluar të tyren. Viti 2021 e Shqipërinë sërish jashtë “fejesës” me Bashkimin Evropian, duke e kompensuar me “sdërhallje në lagje”, me fqinjë hallexhinj si ne. E kam fjalën për “Open Balkan”. Ky vit disa i bëri me shtëpi të reja, të tjerë i la akoma në çadër. Ndërkohë klientët e qeverisë morën para të tjera, të cilat ngaqë nuk na gjendeshin, qeveria i mori borxh nëpër Botë. Ky ishte viti i “plasjes” së skandaleve të mëdha korruptive, me në majë “inceneratorët”! Këtë vit në rrjetat e SPAK ranë një numër i vogël peshqish, të cilët për disa janë të mëdhenj, për disa janë cironka.

Edhe ky ishte një vit i mbushur me aksidente, me krime në familje, me përmbytje dhe rrëshqitje dheu, me smog dhe me trafik të rënduar në rrugët më të rëndësishme të vendit. Në vitin 2021 nxënësit dhe studentët mësuan më pak dhe më keq sesa duhet të ndodhë normalisht. Ishte viti i rritjes së çmimit të energjisë, të karburanteve, të miellit dhe në përgjithësi të të gjithë çmimeve.

Në vitin 2021 dhjetra mijëra qytetarë të këtij vendi u larguan për një jetë më të mirë gjetiu.

Viti 2021 çau më dysh, ashtu si sopata e druvarit drurin mbi dru, Partinë Demokratike, duke i dhënë një goditje të rëndë pluralizmit politik dhe demokracisë, në favor të monopartitizmit dhe autoritarizmit. Se mos harroj. Ky vit bëri të mundur që shqiptarët të mësojnë rrogat dhe targat e makinave të njëri-tjetrit!

A na solli e na la ndonjë gjë të bukur viti 2021?

Një sezon jo fort i keq i kombëtares së futbollit dhe disa medalje në sporte individuale. Mbase juve ju ka mbetur në mendje ndonjë arritje apo sukses tjetër që mua tani nuk po më kujtohet.

E megjithatë, ne vërtetë jetojmë me njeri-tjetrin, po secili nga ne ka edhe jetën e tij private dhe familjare. Dikush u shtua me fëmijë, dikush u martua, dikush u dashurua, dikush zuri një punë të mirë. Për disa viti 2021 mund të ketë qenë më i bukuri i jetës!

Pavarësisht të gjithave, më lejoni t’ju uroj përzemërisht Vitin e Ri 2022! Qoftë i mbarë e gëzimplotë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img