Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Çfarë me detyroi të dilja? Rama sqaron: Shajnë e gjuajnë përditë me gurë, shpifjet mua ma ndezin gjakun

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4f2ffdc476d4344f3d0844975e3de13

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim live, ku sqaron akuzat për fshehjen e të vdekurve nga COVID-19.

Rama është shprehur se shpifjet i ndezin gjakun dhe se dëshiron të përballet me ata që shpifin.

Ai gjithashtu theksoi se shumica dërrmuese e popullit ka bërë më të mirën, ndërsa theksoi se një pakicë e zhurmshme gjuan çdo ditë me gurë ndaj atyre që luftojnë e shërbejnë natë e ditë.

“Si shqiptar mes shqiptarësh, kam nderin dhe përgjegjësinë të jem në krye të punëve të vendit në këtë kohë të pazakontë. Kjo sëmudje po sfidon të gjitha shtetet prej muajsh. Është një sprovë për karaterin e kombeve. Ne jemi të sfiduar për ta përballuar. Askush nuk fajësohet pse vendi apo populli goditet nga tërmeti apo pandemia. Por reagimi ndaj këtyre fatkeqësive tregon se kush jemi ne. Tërmeti la pasoja në kohë të gjatë. Virusi po na sprovon përditë gjithashtu, rezistencën tonë. Në të dyja rastet del në pah karakteri im si zëdhënës i publikut. Jam krenar se si ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet. Jam shumë krenar si kryeministër se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion për të përballuar situatën. Gjthashtu jam i keqardhur që dalja ime u provokua sot. Ndërsa shumica e popullit bënë më të mirën, një pjesë tjetër qendron mënjanë, shan akuzon gjuan përditë me gurë ndaj atyre që luftojnë e shërbejnë natë e ditë. Që nga ata që u qendrojnë në kokë të sëmurëve, deri tek ata që ndihmojnë në ccdo pozicion ku mund të kontribuojnë. Nuk ankohem për veten, sepse mua të sharat e panumërta më bëjnë thjesht më të fortë dhe më japin më shumë energji. Thonë që nuk i dua kritikat dhe demek kam gjithmonë të drejtë. Shpifjet mua ma ndezin gjakun kur dua të përballem me shpifësit. Ca me quajnë arrogant, mund të jem, por shiheni si pasion të madh që kam për të përmbushuar këtë detyrë,” tha Rama

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img