Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Çfarë lidhje ka Pjerin Xhuvani me PS? Flet Rama: Ç’kuptim ka nëse them se ishte krenaria e Ilir Metës? Është vrarë një njeri!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është pyetur për lidhjen e Pjerin Xhuvanit, i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Elbasan nga truproja i Gazment Bardhit.

Rama nuk ka pranuar të flasë, siç tha ai, për një njeri që sapo ka ndërruar jetë. Sipas kryeministrit nuk mund të ketë shfajësim për humbjen e një jete njeriu, pavarësisht kush ka qenë ai apo çfarë karakteristikash ka patur.

Sipas Ramës, Pjerin Xhuvani u vra nga paramilitarë të armatosur të Partisë Demokratike të ardhur nga qytete të tjera për të terrorizuar Elbasanin.

Pjesë nga deklarata e Ramës në emisioni “Real Story”:

Nuk dua të flas për një njeri që sapo ka ndërruar jetë, sepse një njeri që sapo ka ndërruar jetë, dhe familja e tij duhet të respektohet. Kjo është Shqipëria që këta nuk e konceptojnë dot. Makabriteti i kësaj deklarate qëndron në faktin që është vrarë një njeri, si mund të justifikohet vrasja e një njeriu duke dhënë karakteristika, edhe sikur të jenë të vërteta ato, a e justifikon kjo vrasjen? Një grup paramilitarësh të ardhur nga qytete të tjera për të ushtruar terror në Elbasan? Po ku jemi këtu? Kur unë them që në makinat që ndjekin pas Lulzim Bashën janë gjithë ata që pas 25 prillit presin të rimarin gjënë e humbur dhe të rihapin bingot, janë sponsorat e fushatës. Janë ata të cilët marrin armët futen në furgona dhe nesër duan të marrin drejtimin e policisë, taksave, doganave. Ja vlen të them unë që ai ka qenë kryetari i LSI për vite të tëra? Ja vlen të them unë që ka qenë krenaria e Ilir Metës? Ja vlen të them unë që ai s’ka qenë anëtar i PS? Ç’rëndësi ka? Është vrarë një njeri. E imagjinoni dot sot sikur të ishte vrarë një person nga armët e Partisë Socialiste? Nga paramilitarë?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img