Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Çfarë legenllëku e qeveris këtë vend’, ironizon ish-ministri: Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj situatës të krijuar në vend lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Manjani ironizon duke  shprehur se  për çështje që lidhen me dhunimin e të drejtave të njeriut, pronat, burgimet e padrejta Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese!

“Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.

Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris këtë vend”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;

Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;

Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;

Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.

Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll