Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Çfarë ka ndodhur pas kamerave? Efi: Kam patur konflikte me Arbrin dhe Zhaklinën

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ka ndodhur pas kamerave? Efi: Kam patur konflikte me Arbrin

Me debate të shumta është zhvilluar “prime” i Big Brother Vip. Debate pati jo vetëm mes banorëve por edhe me opinionistët.

Debati nisi pasi opinionistët Zhaklina dhe Arbri u shprehën se Efi, Kiara dhe Ronaldo kanë ndryshuar krashi Luizit, pasi jashtë kanë parë përkrahjen që ka këngëtari.

Por situata ka agravuar kur Efi ka ndërhyrë ndaj opinionit të Arbrit dhe Zhaklinës teksa i akuzoi se e kanë personale me të.

Efi la të kuptojë se në prapaskenë ka ndodhur diçka mes Efit dhe opinionistëve, por nuk tregoi asnjë detaj për këtë.

Pjesë nga debati:

Efi: Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale.

Arbër: Çfarë kam unë personale me të? Ma thuaj tani.

Efi: Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam patur konflikte me këta dy njerëz.

Arbër: Asnjë konflikt nuk ka patur. Debatet tona i ka parë e gjithë Shqipëria. Po gënjën.

Efi: Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo.

Zhaklin: Unë jam sjellë shumë mirë me ty, ti vazhdon me sjelljen tënde harbute.

Luiz: Zhaklina, Arbër, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi. Jeni duke na bërë dy Big Brothera. Po na bëni me pas dyshime dhe për Efin dhe për Kiarën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese