Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Çfarë i kërkoi Presidenti Ramës që ky i fundit e ironizoi në Facebook

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama postoi një status nga rjeti social në Facebook ku ironizoi Presidentin Bujar Nishani i cili doli në shkallët e avionit për të pritur sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry.

“Presidenca më ka keqkuptuar!Thjesht isha e jam i keqardhur që Presidenti i Shqipërise i doli avionit përpara.Si e pse kjo s’ka pikë rëndësie”, shkroi para disa minutash Rama.

Po çfarë e bëri shefin e kabinetit të reagojë kështu?

Ishte kërkesa përmes një deklarate për shtyp nga Presidenca që i kërkonte të tërhiqte fyerjet në adresë të Bujar Nishanit.

“Institucioni i Presidentit të Republikës dënon ashpër deklaratën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare” në televizionin ‘Vizion Plus’, më datë 15 shkurt 2016, në koment të takimit të Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.

I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”, thuhet në deklaratën e Presidnencës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img