Gazetarja Zenepe Luka i është rikthyer një ngjarje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar,u vu tritoli në shtëpi.
Luka i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku të verë në lëvizje dosjen e vendosjes së tritolit në shtëpinë e saj.
Gjithashtu gazetarja ka një thirrje për kolegët e saj të cilëvu u thotë të largojnë nga studiot televizive politikanët që bëjnë thirrje për luftë dhe konflikt mes shqiptarëve.
Luka thotë se këtë pranverë Shqipëria përjeton një situatë tejet të trazuar pasi sipas saj, media në tërësi është shndruar në biznes, përcjell nëpër ekranet TV, në gazeta apo portale, thirrjet e politikanëve të Cartur, që ftojnë qytetarët për dhunë, mosbindje civile….
'Janë autorët që deshën të më shfarosnin mua, gazetaren, familjarisht, pse goxoja të bëja detyrën, misionin tim, të përcillja të vertëtën, cfarë ndodhte në Vlorë.
Cfarë faji kishinbërë fëmijët e mij, që u gjakosën dhe u rritën me gjurmët e plagëve në trup, bashkëshorti im, të cilit iu shkatërrua kabineti dentar, e vetmja pasuri e familjes?
Me këtë dhimbje në shpirt,që do ta përjetoj tërë jetën, unë klith:
Shqiptarë, ndëshkoni politikanët që kërkojnë konflikt, mosbindje civile, që e quajnë fitore përleshjen, plagosjen e policëve që bëjnë detyrën, të shqiptarëve me njëri tjetrin', shkruan mes të tjerash gazetarja.
Postimi i plotë:
10 Maji
Data, që më solli dhimbjen më të madhe në jetën time.
Me këtë dhimbje në shpirt,që do ta përjetoj tërë jetën, unë klith:
Kryeprokurores Arta Marku.
Vini në lëvizje dosjen e vendosjes së tritolit, në shtëpinë e gazetares së Koha Jonë, që është pushuar për mungesë provash.Keni një akuzë konkrete nga dëshmitari ocular Izet Haxhia.
10 maji, festohet si dita e Drejtësisë , është data e lindjes së Gazetës “Koha Jonë”, ndërsa unë i drejtohem.
Kolegë gazetarë!
Largoni nga studiot telivizive politikanë, që bëjnë thirrje për luftë, konflikt mes shqiptarëve, përndryshe, qytetarët ju quajnë bashkëfajtorë!
Këtë pranverë Shqipëria përjeton një situatë tejet të trazuar dhe fatkeqësisht media, që në tërësi është shndruar në biznes, përcjell nëpër ekranet TV, në gazeta apo portale, thirrjet e politikanëve të Cartur, që ftojnë qytetarët për dhunë, mosbindje civile….
Fatkeqësisht, janë liderët, që në një mënyrë ose tjetër, janë përgjegjës për humbjet njerëzore të viteve 1996-97-98….Janë autorët që deshën të më shfarosnin mua, gazetaren, familjarisht, pse goxoja të bëja detyrën, misionin tim, të përcillja të vertëtën, cfarë ndodhte në Vlorë.
Cfarë faji kishinbërë fëmijët e mij, që u gjakosën dhe u rritën me gjurmët e plagëve në trup, bashkëshorti im, të cilit iu shkatërrua kabineti dentar, e vetmja pasuri e familjes?
Me këtë dhimbje në shpirt,që do ta përjetoj tërë jetën, unë klith:
Shqiptarë, ndëshkoni politikanët që kërkojnë konflikt, mosbindje civile, që e quajnë fitore përleshjen, plagosjen e policëve që bëjnë detyrën, të shqiptarëve me njëri tjetrin.
Kolegë gazetarë!
Largoni nga studio telivizive politikanë që bëjnë thirrje për luftë, konflikt mes shqiptarëve, përndryshe, qytetarët ju quajnë bashkëfajtorë!