Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çfarë është vettingu dhe çfarë do të ndodh tani që ligji hyri në fuqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bc8e237c34c6469b1aa6c1ed733af396

Gjykata Kushtetuese hodhi sot poshtë kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte rrëzimin ligjit të vettingut. Ky ligj, i konsideruar ndryshe si themeli i reformës në drejtësi, ka hyrë tashmë në fuqi dhe do i hapi rrugë ngritjes së institucioneve të tjera.

Ligji i vetting-ut ose ndryshe ligji i rivlerësimit ka si objektiv ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të pasurisë, figurës dhe profesionalizmitgjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftën ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë në Shqipëri.

Çdo gjyqtar, prokuror, ndihmësit e tyre ligjorë dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në një periudhë pesë vjeçare do i nënshtrohen këtij vlerësimi me qëllim reformimin e sistemit.

Fillimisht, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të vetëdeklarohen dhe më pas verifikimi do të kryhet nga dy institucione që do të ngihen për këtë qëllim: 1) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin e individëve, dhe 2) Kolegji i Apelimit, i cili do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve të Komisionit.

Ky proces do të monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do përbëhet nga vëzhgues të vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Procesi i vetting-ut do i hapi rrugën krijimit të institucioneve të reja që do ngrihen, parashikuar në paketën e reformës në drejtësi si: Struktura Antikorrupsion, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. /NEWSBOMB.AL

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img