Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë është lëvizja '5 Yjet', më e votuara në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja 5 Yjet, është tashmë maxhoranca më e re e Italisë, duke marrë një shumicë të konsiderueshme të votave popullore.

Por cila është kjo parti?

Lëvizja 5 Yjet konsiderohet si një valë popullore dhe themeluesi i saj Beppe Grillo është cilësuar si ‘Donald Trump-i’ i Italisë duke shqyrtyar idetë e tij pro-Kremlinit. Ajo fitoi me 32% të votave zgjedhjet parlamentare të 2018 me lider Luigi Di Maio.

Partia është formuar më 2009 pas krizës financiare që pushtoi Europën. Thelbi i kësaj partie ka qenë lufta kundër korrupsionit në institucionet italiane, si dhe rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike të vendit.

Partia fillimisht mbështeti tërheqjen e Italisë nga Eurozona dhe nga NATO edhe pse historikisht italianët kanë luftuar shumë kundër kësaj fryme.

Lëvizja 5 Yjet ka një pikpamje të një partie demokratike, por gjithsesi ajo ka sulmuar fuqishëm punët e zhvilluara nga rivalët e tyre demokratë. Më 2014 kjo parti nxiti një grindje brenda Parlamentit, duke u cilësuar kështu si parti me frymë fashiste.

Më 2017, partia bllokoi projekt-ligjin parlamentar që do të ndalonte shitjen e relikeve të Musolinit. Ata gjithashtu kanë në plan për të vendosur vaksinimet e detyrueshme të 16 vjeçarëve.

Tashmë pritet që Lëvizja 5 Yjet të marrë zyrtarisht fjalën si fituese e këtyre zgjedhjeve, të cilësuara si zgjedhjet që rrezikojnë të fusin Italinë në një ngërç të madh politik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu