Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?! Hetuesit përjashtojnë kontaktin me tensionin e lartë

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë e shkaktoi shpërthimin?! Hetuesit përjashtojnë

Hetuesit të cilët janë rikthyer në vendin e shpërthimit në Lushnjë kanë përjashtuar pistën e kontaktit të vinçit me shtyllën e tensionit të lartë. Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme dhe për pasojë humbi jetën vinçieri dhe djali i tij, si dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Mes tyre, është dhe vetë pronari i fabrikës ku po punohej për ngritjen e një kapanoni, deputeti socialist Bujar Çela. Ai u është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Vinçieri Roland Verçani (Hoxha) dhe djali i tij 20 vjeçar, Elidoni ishin duke shkarkuar dy bombula me oksigjen dhe dyshimet e hetuesve bien mbi to. Ata dyshojnë se shkak për shpërthimin e fuqishëm që është dëgjuar në gjithë Lushnjën e deri në Peqin është bërë plasja e njërës prej tyre.

Fillimisht, nga forca e madhe dhe zhurma e shpërthimit u raportua se ngjarja në vendin e njohur si "Rrethrrotullimi i Plastmasit" ishte shpërthim tritoli, por më vonë nga informacionet paraprake doli se shkak ishte bërë kontakti me rrjetin e tensionit të lartë.

Nga këqyrja e hetuesve sot në vendin e ngjarjes, një grup i përbërë nga ekspertë të disa fushave, kjo pistë është rrëzuar dhe dyshimet kryesore bien mbi një aksident në punë të ndodhur gjatë shkarkimit të bombulave të oksigjenit.

Megjithatë, do të jetë raporti përfundimtar i grupit të ekspertëve që do të përcaktojë arsyet dhe shkakun e shpërthimit, që i mori jetën vinçierit Roland Verçani (Hoxha) dhe djali i tij 20 vjeçar, Elidonit, si dhe la të plagosur shtatë shtetas të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese