Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha për të ardhur në pushtet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Olgert Kapri

Në shkurtin e freskët dhe plot diell të Shqiperisë, Partia Demokratike Shqiptare prej afro 7 vitesh ndodhet në opozitë. Me saktë nën dimrin opozitar që çdo parti e vendosur në anen e moralit politik dhe shoqeror destinohet të mëtijë. 

Dimër ky që ka shtuar pak ethet tek demokratët dhe opozitarët e vëndit me tryezën e dialogut mbi reformën zgjedhore. Dhe kjo jo pa shkak mbasi nuk pati një parapregatitje të zemrave dhe mendieve opozitare mbi këtë lëvizje politike. Një lider politik i paraprin lëvizjet e veta në opinonin publik duke shtruar disa shina të vizionit dhe të qëndrimeve. Kështu njerëzit përtypin idetë e liderit dhe ndihen të lirë të japin sygjerime të debatojnë se si dhe cfarë u pret. 

Nejse, një mungesë taktike komunikimi publik kjo e ripërsëritur nga Basha, kujtoj këtu marrëveshjen e majit 2017. Po mungesa e kohës në atë rast e bën të justifikohet kryedemokratin.

Shprehem “nejse” sepse gabimet në kohën e dimrit opozitar nuk është se kanë një peshë në rezultatin final në zgjedhjet politike të vendit. Një lideri opozite nuk i lejohen gabimet në 6 mujorin e fundit para zgjedhjeve.

Ne opinion publik nga ajo që artikulojnë palët duket se do kemi këto përfundime: 

1. Zgjedhjet do bëhen në peridiocitetin e tyre kushtetues pra në fund pranverën e vitit të ardhshem. (lëshimi i PD ) 

2. Do kemi një qeveri tranzitore apo kujdestare 3 muaj para zgjedhjeve (lëshimi i PS) 

3. Nuk do të kemi ndyshim sistemi elektoral. (duket të dyja palët kanë dakortësi për këtë pjesë)

Pra në rast se këto konkluzione të cilat do qartësohen me gjasë në ditën e dytë të pranverës së këtij viti bëhen realitet. 

Po marr shtysën dhe po shpreh mendimin tim se cilat duhet të jenë hapat që opozita të vijë në pushtet. 

Pranvera politike e opozitës fillon dhe nisja e punës me këto pika të poshtë-pëmëndura nuk do duhet të zgjasë.

Lëvizjet politike të liderit të opozitës:

1. Krijimi i një ekipi 

2 Hartimi i një programi

3 Lëvizje nëpër Shqipërisë 

4 Të thërrasë kryeministrin në debat 

Le t’i marrim këto pika një e nga një.

E para krijimi i një ekipi është domosdoshmëri për opozitën e sotme. Kujtojmë kohën e doktor Berishës të qëndrimit në opozitë. Hapja e partisë me anë të KOP -it dhe rikthimi i figurave më parë të larguara erdhi në kohën e para fushatës elektorale të 2005-ës dhe mbas disa muaj të lëvizjes Nano ik. 

Lëvizje kjo me 2 protesta në shkurt të 2004-ës. Aty besoi doktori pa mbështetjen popullore ndaj opozitarizmit të tij. 

Basha gjithashtu zhvilloi Rama ik, një stinë protestash me 10 prej tyre me një mbeshtetje edhe më të lartë popullore. Kush ka marrë pjesë në këto dy aksione politike shqiptare e bën qartë diferencën për të tjerët ju ftoj të hulumtoni pak në youtube. 

Fronti opozitar sot në letër është më i gjeri në përfaqësim.

Krijimi i ekipit të ardhshëm qeverisës është një pikë themelore që qartëson qytetarët se me kë do qeverisemi. Kujtojmë ketu modelin e qeverisë hije të parlamentit anglez. Edhe Rama e quante Skuadër ekipin e vet të 2013-tës.

Sigurisht që abc – ja e politikes na meson edhe që të jenë të përfaqesuar të gjitha lokacionet në Shqipëri, religjionet fetare grupmoshat e kështu me radhe. 

Pika e dyte ajo e hartimit të një programi qeverisës.

Nje program i mirë nuk do te thotë që të certifikohet nga nje parti simotër perendimore.

Por ne mendimin tim modest ajo duhet t’ju japë pergjigje pyetjet themelorore ekonomike dhe sociale të një vendi: 

Çfarë do bëhet me pronat? 

Çfarë do bëhet me legalizimet? 

Çfarë do bëhet me ikjen e të rinjve? 

Çfarë do bëhet me biznesin e vogël dhe atë të mesëm? 

Çfarë do bëhet me ata qe jane pagëzuar si oligarkë?

Çfarë do bëhet me arsimin që është i dobët dhe larg tregut te punës? 

Çfarë do bëhet me shëndetësinë? 

Çfarë do bëhet bujqesinë, fermerët dhe bujqit që kemi në fshat?

Çfarë do bëhet me turizmin? 

Si do e zhvillojmë qytetin? 

Si do promovohen vlerat? 

A do kemi të percaktuar minimunim jetik?

A do rriten pagat dhe sa? 

Si do shkojmë në një ekonomi prodhimi? 

Etj etj. 

Me pak fjalë të mos i bëhet bisht asnjë problematike që lengon ekonomia dhe shoqëria shqiptare.

E treta ekipi bashkë me kryetarin e opozitës të bredhin Shqipërinë derë më derë. Mesazhi që askush nuk do ngelet i harruar në këtë vend të jetë i qartë dhe i kumbueshëm. Qytetarve do duhet tu bëhet e mësuar që një frymë e re pranvere dhe ndryshimi po vjen në Shqiperi dhe tek ata. 

Me njerëz të përgatitur, dhe të zotë në krah që dinë se si do ju shkojnë problemeve deri në fund. 

Në lidhje me programin në opinionin tim modest Shqipëria do duhet të ketë dy prioritete atë të turizmit dhe të bujqësisë. Në nje ekonomi prodhuese dhe e shërbimit. Me një vizion per ta kthyer Shqipërinë ashtu siç Konica e quante “Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore).

Pra programi te kete substance. Ajo që na duhet mbas vitesh makiazhimi të problemeve të vendit.

Pika e fundit është po aq e rëndësishme sa të tjerat. Mungesa e opozitës në parlament e zhbën mundësinë për të mundur rivalin në debat nëpërmjet verbit. 

Kështu që rivali duhet thirrur në pedane të mediave dhe duhet përballuar që të vihet nën llogari për ato që nuk ka bërë dhe për ato lideri i opozitës do i bëjë më mirë. 

Në mendimin tim duhet thirrur për debat në tre televizionet kombëtare. Me gjasë që të arrihet nji të paktën. 

Kjo është situatë win-win për liderin e opozitës. Nëse realizohet do këtë mundësinë për të mundur rivalin në debat. Nëse rivali nuk vjen është ai që mban peshën e frikës nga përballja.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img