Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Çfarë do të ndodhë nëse Bardhi vendos të regjistrojë kandidatët e tij nën logon e PD, Noka tregon zgjidhjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pyetur se si do t’i regjistrojnë kandidatët për zgjedhjet e 2023 në rast se Gazment Bardhi i cili ka vulën e partisë, do të regjistrojë kandidatët e tij për kryetarë Bashkie me logon e PD.

Noka u shpreh se mund të përsëritet 6 marsi.  Sipas tij kandidatët mund të regjistrohen në koalicion, duke lënë të hapur mundësinë e regjistrimit të kandidatëve demokratë nën siglën e Partisës së Lirisë së Ilir Metës.

Kujtojmë që në 6 mars kandidatët e “Foltores” u regjistruan nën siglën e LSI në koalicionin “Shtëpia e Lirsë”.

Pjesë nga biseda:

Gjylmi: A jeni përgatitur për një skenar ku personi që ka vulën Gazment Bardhi të regjistrojë kandidatin e vet, në çfarë sigle do kandidoni prapë në LSI?

Noka: Duhet të rregulloi perifrazimin. Ne demokratët njohim një vendim të demokratëve, edhe ligjërisht Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë vendim, është bllokuar me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe jo vetëm.

Vangjeli: Kush?

Noka: Ju e merrni me mend. Çfarë është çështja? Ne kemi detyrë brenda forcës politike të zbatojmë çdo vendim të demokratëve, ai që do të zbatojë vendimet e Edi ramës le të vazhdojë. Këtu shkon çështja e pengmarrjes. Nëse Rama do të vazhdojë të mbajë peng, padyshim edhe ajo mund të ndodhë.

Gjylmi: Pra nën siglën e PL-së?

Noka: Në çdo rrethanë do të kemi koalicion, nuk do të dalim sërish nën një koalicion.

Gjylmi: “Shtëpia e Lirisë”?

Noka: Do ta diskutojmë me aleatët.

Xhafo: Kush është dhe jo vetëm?

Noka: Besoj se ju jeni të qartë se Gjykata ka patur ndërhyrje.

Vangjeli: Nga kush?

Noka: Nga Edi Rama padiskutim, ka patur dhe deklarata politike.

Xhafo: Trupi diplomatik?

Noka: Ka patur zëra që kanë ndërhyrë.

Më shumë




spot_img








spot_img