Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Çfarë do të bëni nëse Tom Doshi kandidon për deputet? Flet kreu i KQZ-së: Kam diskutuar me ambasadoren e SHBA…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d7eac31df37e27413ab6172cf950ca50

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është pyetur mesditen e sotme se çfarë masash do të ndërmarrë institucioni që ai drejton, nëse Tom Doshi kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, pas “ultimatumit” të ambasadores së SHBA-së.

Celibashi tha se me emra do të flitet kur partitë që do marrin pjesë në zgjedhje të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, më datë 8 mars. Ai sqaroi se me ambasadoren e SHBA ka folur për gjithë axhendën për përgatitjen e zgjedhjeve, jo në aspekte të veçanta.

“Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastin kur të kemi kandidatët. Takimet me ambasadoren kanë qenë takime si me të gjithë ambasadorët e tjerë. Marrin një vëmëndje më të shtuar, por të gjitha takimet kanë pasur në axhendën e tyre gjithë aspëktin përgatitor zgejdhor.

Nuk ka pasur aspekte të veçanta për përgatitjen e këtij procesi. Duhet të presim datën 8 mars dhe cilët janë kandidatët për deputetë. Do të ketë gjithë vëmendjen, ndaj çdo rasti, qoftë ky i bërë pyublik ose jo. Për të pasur në fund një ballafaqim me Kodin Zgjedhor”, tha Celibashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img