Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Çfarë do ndodhë sot në kryeqendrën e veriut? Sali Berisha mban tubim në Shkodër, pritet pjesëmarrje e madhe dhe “një vendim” për kryetarin e PD

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në Shkodër, në kryeqendrën e veriut dhe një bastion i fortë ndër vite i demokratëve. Pas tubimeve të mëparshme, sidomos atij të Durrësit ku pjesëmarrja ishte mjaft e lartë, lideri historik i PD shkon në Shkodër.

Anëtarësia atje është bërë gati, dhe entuziazmi duket dhe në rrjetet sociale, ku simpatizantë të PD kanë lajmëruar se do të jenë sot në mbështetje të Sali Berishës. Disa deputetë të PD janë deklaruar krah ish-kryeministrit dhe po shohen dita ditës. Sot, edhe i emëruar i Lulzim Bashë në drejtimin e Korçës, Edmond Spaho, tha se është me Sali Berishën.

Çfarë pritet të ndodhë sot në Shkodër?

Kryeqendra e veriut do të presë në orën 18.00 ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të Partisë Demokratike. Pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë dhe po ashtu interesi nga Tirana për të ndjekur këtë tubim.

Dy janë pritshëritë nga “Foltorja” e sotme: Sali Berisha shpall emrin e kandidatit të ri për kryetar të PD, ose vetëdeklarohet kryetar i kësaj force politike. Demokratët e Shkodrës janë përgatitur sot për “një vendim” nga Sali Berisha dhe sot do jenë të shumtë në numër në Kinema “Milenium”.

“Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe  demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, lajmëroi dje Sali Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img