Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
81 %
1.5kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

‘Çfarë do bëni nëse humbni zgjedhjet?’, Basha nuk përgjigjet, Fevziu i flet anglisht: If…? Ja si ia kthen kryedemokrati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka tentuar sot të marrë një përgjigje nga Basha, se “çfarë do të bëjë ai nëse humbet zgjedhjet?”.

Basha nuk zgjodhi në asnjë moment të përgjigjet duke iu shmangur pyetjes. Megjithatë Fevziu dhe analistët në studio këmbëngulën, por Basha u shpreh i bindur se humbja e tij nuk është një gjë që ka mundësi të ndodhë.

Debati më pas ka kaluar në nota humori.

Feviu: Nëse objektivi lëkundet çfarë do të bëni?

Basha: Objektivi është përcaktuar nga shqiptarët në 25 prill, Shqipëria do ndryshim dhe ndryshimi ka filluar.

Fevziu: Edhe nëse?

Basha: Nuk ka nëse. Që Shqipëria do ndryshim këtë e di çdokush.

Fevziu: Po nëse?

Basha: E di edhe Edi Rama…

Fevziu: Dhe nëse?

Basha: Po nuk ka nëse…

Fevziu: If?

Basha: Kush do e sjellë ndryshimin ai që ka 8 vjet dhe nuk bën asgjë?

Fevziu: Dhe nëse?

Basha: Nuk arriti të mbushë premtimet…

Fevziu: Po tani nëse humb çfarë të keqe ka të thuash do iki në shtëpi?

Bsha: Do e sjellë unë ndryshimin.

Fevziu: Dhe nëse?

Basha: Nuk ndodh.

Fevziu: Mund të ndodhë 1/100.

Basha: Është 5 në tre milionë probabiliteti.

Fevziu: Dhe nëse ndodh 5 në 3 milionë?

Basha: Nuk ka shanc.

Fevziu: Po mirë nëse?

Kikia: Unë e mora përgjigjen.

Fevziu: Që është Mentor?

Kikia: Do japë dorëheqjen.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit