Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Çfarë dihet deri tani për autorët e atentatit me tre viktima në Fushë Krujë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dyshohet se kanë qenë katër persona ata që kryen atentatin në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Atentati ka qenë i mirëmenduar, dhe dyshohet se është planifikuar më herët, ndërsa autorët kanë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra kryesore.

Makina e autorëve ndaloi para mjetit të Martinajt, dhe prej saj zbritën tre persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe njëri me “MP5”. I katërti besohet se qëndroi brenda makinës në gatishmëri për t’u larguar.

Pasi zbrazën mbi 50 plumba ndaj shënjestrës, autorët dyshohet të kenë qenë po ata që i vunë zjarrin makinës së viktimave.

Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë vrasës me pagesë.

Makina e djegur e autorëve

Në atentat mbeti i vrarë Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj, si dhe Diklen Vata, fqinj i Brilant Martinajt i cili kohët e fundit shërbente si truprojë e tij, dhe miku i ngushtë e Martinajt, Besmir Hoxha, i cili ishte dhe shoferi i makinës.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Larushk të Niklës.

Më shumë




spot_img








spot_img