Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha është rikthyer në vëmendjen e mediave pas një fotoje që ka postuar.
Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku nuk kanë munguar edhe komentet e shumta.
Në ndër komentet ishte ajo e këngëtares Rovena Dilo që i shkruante “Çfare bukurie je Valbona”. E në këtë koment ka reaguar një ndjekëse që ka fyer dhe ofenduar këngëtaren.
“B*thelëpireset e bllok meneve ngelet ju hale artistet shqiptare. Prej gjyshit te kesaj u prodhuan tragjedi pafund e akoma vazhdojne bijte e mbesat e bllokut te ndjekin shqiptaret neper bote. Kjo shijon Vjenen jo si emigrante, por si turiste” shkruan ndjekësja ndërsa Rovena nuk ia ka kursyer aspak përgjigjen “Ik moj mbushu”.
Disa vite më parë Valbona Hoxha ishte shumë e përfolur për shkak të hireve të saj duke u konsideruar si një ndër vajzat më të bukura të Bllokut. Hoxha është një mjeke dhe jeton në Vjenë.


