Çfarë bëri “koka” e operacionit “Patriot” fill pas arrestimit të 4 grabitësve të 3.2 milion dollarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 15-02-2017 Çfarë bëri “koka” e operacionit “Patriot” fill pas arrestimit të 4 grabitësve të 3.2 milion dollarëve

Ardian Çipa, drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda është një nga krerët e lartë të policisë që udhëhoqi operacionin e djeshëm “Patriot” që solli arrestimin e katër personave të dyshuar për grabitjet e parave të bankave në dhjetor të 2015-ës dhe në shkurt të 2017-ës.

Një operacion tejet i vështirë dhe i bujshëm për të cilin u angazhuan dhjetra forca policore sa nga toka e sa nga ajri.

Fill pas finalizimit të tij, Ardian Çipa, frymën e ka mbajtur në Teatrin Eksperimental aty ku po zhvillohej eventi për 75 vjetorin e të atit, Lefter Çipës, poetit të dashurisë dhe isopolifonistit të madh shqiptar.

Dhe ja ku e shohim Çipën në ditëlindjen e të atit mes miqsh e artistësh teksa e përqafon i lumtur dhe merr urime jo vetëm për babain por edhe për operacionin e suksesshëm.

news.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do të pyesim ty ne?”, drejtori i Policisë së Tiranës përplaset ashpër me gazetarin në studio
Përfshihet nga flakët një banesë private, rrezikojnë të digjen edhe dy shtëpi të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.010955095291138
array(1) { ["section"]=> string(103) "cfare-beri-koka-e-operacionit-patriot-fill-pas-arrestimit-te-4-grabitesve-te-3-2-milion-dollareve-68765" }