Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Çfarë bëra, më vdektë goca”, dëshmitari i ngjarjes së Mehmet Qemës: Marjusi ishte shtrirë në tokë po qante e bërtiste…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër dëshmi është zbardhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku Marjus Dema vrau padashje shokun e tij, Mehmet Qemën.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka qenë edhe pronari i një servisi në lagjen “5 Maji”, ku ndodhi edhe ngjarja.

Ai para policisë ka thënë se e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se se “plasi arma në Shtëpinë e Bardhë”.

Ai tha se kishte dalë nga servisi dhe kishte parë disa të rinj që po largoheshin në vrap. Ndër të tjera dëshmitari tha se kur ka shkuar në vendngjarje ka parë Marjusin në gjendje të rëndë psikologjike teksa thoshte “o çfarë bëra më vdektë goca”.

“Mariusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vdektë goca” dhe fliste në telefon.  Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante “ ka dëshmuar ai, raporton oranews.

Ditën e sotme do të merret vendimi nga Gjykata e Tiranës për autorin Marjus Demën dhe katër të tjerë të cilët akuzohen për “moskallzim krimi”. Të rinjë janë shfaqur me kokën ulur para togave të zeza. Është kërkuar “arrest me burg” për autorin dhe “arrest shtëpie” për katër të tjerët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img